Paralajmërimi i Metës: Mos provokoni! Se Vlora ndizet dhe ju e dini çfarë ndodh…

Gjatë konferencës për shtyp, Presidenti i Republikës Ilir Meta teksa njoftoi se nesër do të jetë sërish në qytetin e Vlorës, dha edhe lajmin se edhe ditën e numërimit të votave do të jetë pikërisht në qytetin bregdetar.

Ai apeloi që Vlora të mos provokohet, ndërsa paralajmëroi numëruesit dhe komisionerët të kenë mendjen në mësim pasi do të jenë nën monitorim.

GazetarjaJu udhëtoni shpesh kohët e fundit në Vlorë

Meta: Nesër pranë atje jam. Edhe ditën e numërimit do të jem në Vlorë. Ta dinë gjithë numëruesit, komisionerët, të tërë, të tërë. Qoftë se ua kanë marrë lekët bandës së Astirit, tua mbajnë lekët po të kenë mendjen në mësim se janë të gjithë në monitorim të gjithë.

I pyetur se çfarë po ndodh me LSI-në në Vlorë, Meta u shpreh:

Zero interes për LSI e Vlorës dhe për LSI e Shqipërisë. Interesimi im është mosprovokimi me Vlorën. Se Vlora ndizet dhe ju e dini çfarë ndodh. Unë ftoj qytetarët e Vlorës të jenë të qetë. Të mos intimidohen nga askush, të denoncojnë në portalin e presidencës siç kanë ardhur shumë denoncime, siç ishte ky skenari por ka edhe të tjerë. Durrësi, Elbasani etj, me emra”.

Presidenti Ilir Meta do të niset nesër drejt Vlorës ku paralajmëroi se do të jetë edhe ditën e numërimit. Madje ftoi dhe Gjiknurin të jetë atje.

“Edhe ditën e numërimit do të jem në Vlorë. Ta dinë të gjithë komisionerët e opozitës, numëruesit e të tërë. Nëse ua kanë marrë lekët bandës së Astirit ti mbajnë lekët por të kenë mëndjen në mësim se janë në monitorim të gjithë.”

SHKARKO APP