Paralajmërimi i Ramës për krizën/ Basha zbulon planin me 7 pika
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka akuzuar kryemninistrin Edi Rama se po përdor fatkeqësitë e shqiptarëve për tu pasuruar vetë.
Pas paralajmërimit të kryeministrit për krizën në energjetikë dhe rritjen e çmimeve të karburantit, Basha ka renditur 7 pikat që sipas tij janë të domosdoshme në këto momente.
“Ndaj prioritetet në këtë moment të parë janë të qarta dhe të domosdoshme:
1- Heqja e taksës Rama prej 240 lekë për litër karburanti;
2- ulja e TVSH-së nga 20% në 6% për ushqimet, ashtu siç kemi kërkuar prej javës së parë në kuvendin e Shqipërisë.
3- Faturimi me çmime dhe sasinë reale të konsumit të oligarkëve të cilët favorizohen në kurriz të konsumatorëve;
4- Subvencionim i çmimit të energjisë për qytetarët;
5- Mirëmenanxhim dhe ndalje e shpenzimeve të shfrenuara, luksoze të OSHEE dhe KESH, që janë kthyer në zhvatës të parave të shqiptarëve.
6- Ristrukturim të buxhetit për tu përballur me një krizë që nuk mund të ndalet me propagandë dhe fjalime.
7 – Më shumë para për shtresat në nevojë dhe ristrukturim të ekonomisë aktuale, e cila për shkak të politikave të kësaj qeverie është e varur nga paraja e pisët dhe monopolet e oligarkëve“, ka thënë Basha.
KOHA JONË SONDAZH

