Paralajmërimi i Ramës për PS: SPAK do godasë prapë!
(Mund ta shikoni video ose tekst)
Nga Daniel Muçaku-
Në kongresin e PS, kryeministri Rama u kujdes në mënyrë të veçantë t’ju thoshte shqiptarëve se nuk mban asnjë përgjegjsi nëse ka prapë arrestime nga radhët e qeverisë së tij apo të mazhorancës. E tha më zë të lartë, të shkoqur mirë, që ta dëgjonin se “Edi Rama nuk mbron asnjë që merret nga SPAK prej radhëve tona”!
Janë deri tani dy ish-ministra të tij që janë arrestuar, ku njeri i denuar nga apeli. Pa harruar edhe një deputet i PS, të arrestuar. Po flitet në qarqet mediatike se SPAK po bëhet gati për arrestime të tjera nga radhët e qeverisë qendrore dhe asaj lokale për dosjen e inceneratorëve. Ndaj kryeministri foli gjatë në Kongres për këtë gjë, sepse ai e di mirë nga burimet e tij kryeministrore se SPAK po bën gati të tjera pranga në PS.
Pra, sipas Ramës, ai del i shfajsuar se u doli borgjit edhe në Kongres që gjeni vetë avokat, pasi unë nuk ju mbroj.
SPAK do ta mbyll dosjen e inceneratorëve me arrestime të bujshme dhe me pas menjëherë do ti turret opozitës, e sidomos PD-së, ku mendohet se supër peshku është gati për në tigan edhe me ndihmen e presionin amerikan.
Analisti i njohur Artur Zheji tha sot se “Legjenda e frikës së Ramës duhet ç’mitizuar, pasi Rama është i kujdesshëm dhe kujdesin e tij nuk duhet të përkufizojmë si frikë. Koha ka treguar se ka qenë i kujdesshëm më shumë se frikacak. Tani SPAK ka dalë nga qendra dhe po godet kryesisht majtas. Duke qenë se frymëzues të SPAK kanë qenë amerikanët dhe duket se kanë dhënë garanci SPAK-ut që mund të godasë lirshëm edhe në radhët e pushtetit, duke patur fakte dhe prova korrupsioni ndaj Rama këtë mesazh e ka marrë shumë qartë nga amerikanët. Dhe mesazhi ishte merrni masa, sepse do të godasë majtas sërish dhe se unë nuk do t’ju mbroj”, tha Zheji.
Po të shikosh me vëmendje vajtjen e ambasadores amerikane Yuri Kim të Arben Kraja, drejtues i SPAK-ut dhe ngritjen e zërit të kryeministrit Rama në Kongres se duhet që SPAK-u të godasë edhe në opozitë e jo vetëm në pushtet, kupton se dara e hetimit po ngushtohet për ish-kryeministrin Berisha.
Janë së paku dy ish-ministra të qeverisë së tij në një privatizim problematik dhe në Gërdec të cilët po sillen përditë afër dyerve të burgut, sapo të firmosin prokurorët e SPAK. Por siç e tha disa herë kryeministri Rama se duhet që SPAK të vendosë përfundimisht nëse ish-kryeministri nongrata ka bërë shkelje apo ka gënjyer SHBA, çka do të thotë se veproni ndaj tij sepse Departamenti Amerikan i Shtetit e ka dhënë versionin si i korruptuar. Por duhet drejtesia shqiptare të faktojë ato cka thuhen nga amerikanet.
Nisur nga shqetsimi i Edi Ramës, edhe në Kongres, se do të ketë arrestime nga radhët e qeverisë së tij, mund të marrim sinjalin se SPAK nga goditjet majtas do të firmosë arrestime edhe në Opozitë.
Amerikanët janë ata që ngritën sistemin e ri të drejtësisë, që mbajnë gjallë SPAK-un nga goditjet nën brez të politikës së vjetër, kështu që nuk do të lejojnë pa u hetuar deri në fund klasa e vjetër politike. Me këtë rast edhe për ta pastruar atë deri në fund. Më kot thonë dhe sulmojnë ambasadoren Yuri Kim, sepse edhe pas saj do të vijë tjetër ambasador e do të jetë edhe me i egër në luftë ndaj klasës së korruptuar politike shqiptare. Kjo është politikë e Uashingtonit zyrtar dhe jo e ambasadores Kim.
Amerika ka plane afatgjata në Shqipëri dhe në Ballkan e nuk do të pranojë që të investojë apo bashkëpunojë me një klasë të akuzuar për korrupsion.
Departamenti Amerikan i Shtetit mësohet se në muajin shtator të këtij viti do të shpallë edhe një tjetër “peshk” të madh si person nongrata në SHBA. Ndaj duhet që opozita shqiptare të freskohet në lidership ose të krijohet një forcë e re politike opozitare që të konkurojë për pushtet, duke sfiduar dhe zeruar krejt opozitën e vjetër 30 vjeçare.
Nëse ka njeri që mund ta pastrojnë politikën e korruptuar, janë amerikanët dhe SPAK-u.
Por të mos harrojmë se SPAK-un ishin SHBA-të që e krijuan. Dhe krijesa e tyre sapo ka dalë në jetë me fletë arreste.
Nuk do të jetë cudi kur të kemi ish-kryeministra, ish-presidentë apo edhe kryeministra në dyert e drejtësisë.
Prangat po tunden në Bulevardin e Tiranës!
Ndaj ndonëse po ngroh moti, e mira për ata që kanë vjedhur buxhetin e shtetit, të vishen trashë pasi në qelitë e burgut është ftohte