Paralajmërimi i Vasilit tre viteve më parë për gjyqet ndërkombëtare: Shqipëria rrezikon 2 miliardë euro

Kostot financiare që Shqipëria mund të paguajë nga gjyqet në arbitrazhin ndërkombëtarë tejkalojnë parashikimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe institucioneve të tjera. Llogaritet se në total buxheti i shtetit mund të humbasë 2 miliardë uro në përballjet ligjore të qeverisë “Rama” me kompanitë që ka penalizuar apo u ka shkelur kontratat.

Shqetësimi për këtë “tërmet” financiar është ngritur nga nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, në rrugë institucionale tre vite më parë.

Në një dokument zyrtar të dërguar kryeministri Edi Rama dhe për dijeni Presidentit të Republikës, Ilir Meta dhe Avokates së Përgjithshme të Shtetit në atë kohë, Alma Hicka, Vasili argumenton me prova se shteti shqiptar mund të penalizohet rënë financiarisht nga përballjet në gjykatën e arbitrazhit.

Letra e cila ka vlerë edhe sot, pasi shumica e çështjeve janë ende në shqyrtim ligjor, nuk ndalet vetëm në konstatimin e rrezikut financiar, por kërkon edhe marrjen e masave urgjente nga ana e qeverisë “Rama”.

Në letër, Vasili kërkon nga qeveria “Rama” marrjen e masave për të minimizuar dëmin ekonomik, por edhe ndjekje ligjore dhe analizë të çdo rasti për përgjegjësitë e zyrtarëve shtetërorë që kanë pasur përgjegjësi në këto procese. Gjithashtu në dokument kërkohet koordinim institucional nga çdo ministri dhe çdo institucion me Avokaturën e Shtetit për të mbrojtur interesat e shtetit në gjykatën e arbitrazhit.

Dokumenti i hartuar 3 vite më parë, vlen të risillet dhe për faktin se shumica e gabimeve që janë bërë në atë kohë vijojnë të kryhen sot me të njëjtën papërgjegjshmëri nga ana e institucioneve shtetërore.

Sot qeveria jo vetëm nuk i ka zgjidhur problemet ligjore, por rezulton se e ka thelluar dhe më tepër gropën financiare.

DOKUMENT/Letra e Petrit Vasilit në vitin 2017 për rrezikun e proceseve në arbitrazh

SHKARKO APP