Parandalimi i ngjarjeve kriminale, ministri Balla në Vlorë: Shpërblim financiar policëve
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka takuar këtë të enjte drejtues dhe efektivë të Policisë së Vlorës të cilët u përfshirë drejtpërdrejt në dy operacionet e fundit në këtë qytet, për goditjen e një rasti armëmbajtje pa leje dhe minave me telekomandim.
Balla iu bëri të ditur se për operacione të këtij niveli vështirësie do të ketë gjithmonë shpërblim financiar, duke motivuar punonjësit e Policisë. Ai kërkoi angazhim të lartë dhe integritet në punën e oficerëve të Policisë, në betejën e përditshme me paligjshmërinë dhe krimin e organizuar në veçanti.
“Këto grupe kriminale që prej vitesh kanë dëmtuar rendin publik në Vlorë, dukë krijuar ngjarje kriminale, po marrin po marrin dita-ditës goditje. Edhe 2 goditjet e 72-orëve të fundit kanë qenë parandalim nga ana e Policisë për disa ngjarje kriminale.
Unë mendoj se ecja në këtë vazhdë në DVP Vlorë meriton të vlerësohet maksimalisht nga ana ime si Ministër, nga ana e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, z. Rrumbullaku, u cili ju dërgon mirënjohje e falënderimet e tij. Natyrshëm sikurse e kemi bërë standard në vlerësimin e punës, besoj që drejtori ju ka njoftuar që për gjithë efektivët e përfshirë në aksione dhe operacione me sukses të këtij niveli do të ketë dhe shpërblim financiar për secilin prej jush”, u shpreh ministri.