”Parashikimi i errët që bën FMN-ja”, Presidenti Meta: Situata mund të degradojë në stanjacion ekonomik
Presidenti Ilir Meta ka komentuar parashikimin që bën Fondi Monetar Ndërkombëtar për ekononinë shqiptare, ku parashikohet një ulje me 2.5 pikë përqindje nga 4.5% që ishin pritshmëritë. Kreu i shtetit thekson se situata mund të degradojë në stanjacion ekonomik. ”Bllokuesit e rritjes ekonomike të vendit janë financimi i investimeve jo produktive nga buxheti, efiçencë e ulët e investimeve për shkak të korrupsionit, që gërryen vlerën e tyre, mos lejimi i investimeve private në energji, monopolizimi i ekonomisë, si dhe pasojat e rritjes galopante të çmimeve”.
Postimi i plotë
Një shqetësim serioz dhe një alarm për Qeverinë, Kuvendin dhe të gjithë shoqërinë, parashikimi i errët që bën FMN për rritjen ekonomike të Shqipërisë për këtë vit.
Parashikohet një ulje me 2.5 pikë përqindje nga 4.5% që ishin pritshmëritë.
Me një nivel rritje prej 2% për këtë vit dhe që mund të rishikohet sërish në rënie në vazhdim, Shqipëria ka rritjen më të ulët në rajon, që mund të degradojë në stanjacion ekonomik. Shifrat me ulje të rritjes së pritshme ekonomike me 2.5% janë edhe shumë më poshtë sesa ulja në nivel global për 2022, që pritet të jetë vetëm 0.5 %.
Bllokuesit e rritjes ekonomike të vendit janë financimi i investimeve jo produktive nga buxheti, efiçencë e ulët e investimeve për shkak të korrupsionit, që gërryen vlerën e tyre, mos lejimi i investimeve private në energji, monopolizimi i ekonomisë, si dhe pasojat e rritjes galopante të çmimeve.