Parcela me kanabis në repartin ushtarak të Zall Herrit, ministri Balla: U zbulua në koordimin me policinë ushtarake
Ministri i Brendshëm Taulant Balla thotë se operacioni që zbuloi parcelën me kanabis në repartin ushtarak të Zall Herrit në Tiranë është bërë në koordinim me policinë ushtarake. Në një prononcim për median, Balla theksoi se parcela është zbuluar pikërisht në koordinatën që vetë policia ushtarake ka dhënë.
“Kemi pasur bashkëpumin të shkëlqyer me policinë ushtarake. Edhe në atë koordinatë që kemi marrë kemi ndërhyrë. Mos bini në gracat që duan të ngrenë të një palë kundër një pale tjetër”,-tha Balla. Në një prononcim për median pas homazheve të mbajtura në Drejtorinë e Përgjithshme të Policsië për nder të ish drejtorit Fadil Cana Balla u kujdes të nënvizonte se dhe goditja do të vijojë.
Zbulimi i parcelës me 125 bimë kanabis brenda në territorin e repartit ushtarak në Zall Herr të Tiranës çoi në pranga tre ushtarakë ndërsa 4 do të hetohen në gjëndje të lirë mes tyre komandati i repartit zv. komandati i tokës.