Parid Cara: Im vëlla po kryqëzohet pse po përpiqet të bëjë një gjë të mirë

 

Deputeti socialist Parid Cara ka reaguar pas akuzave në drejtim të vëllait të tij.

Ai thotë se i vëllai po kryqëzohet padrejtësisht.

Swiss Digital Desktop Reklama

Disa media online, akuzuan tim vella per nje investim qe deshironte te bente ne Shqiperi me ortaket e tij italiane. Ndjehem fajtor pse nuk e ndalova vellain tim te vinte. Por perkundrazi e inkurajova te provonte te sillte ketu eksperiencen e Sherbimit Funeral Privat me cikel te plote qe ortaket e tij italiane e kane prej vitesh ne Amerike etj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndjehem fajtor sepse nuk e mora dot me mend atehere gati dy vjet me pare se hallalli do t"i behej harram siç ndodhi! Kam ardhur te mbeshtes Partine Socialiste dhe Edi Ramen ne rrugen per Rilindjen e vendit sepse une mendoj dhe besoj se ky eshte drejtimi i duhur. Po ne kete drejtim kam dy vjet qe perjetoj nje stres dhe shqetesime te papara nga cfare ndodh ketu me njerezit qe punojne dhe duan te bejne dicka ne politike ne biznes ne jete. Nje tmerr i vertete thashethemesh shpifjesh e poshtersish kudo ku ka nje kafene! Kurse parlamenti kafeneja me e shpifur e Shqiperise ku shkoj sikur shkoj ne tortura! Po edhe mediat nuk ngelen mbrapa.

Pergojohen njerez qe punojne, kryqezohen publikisht njerez qe perpiqen t'i levizin gjerat per mire. Shahen me liber shtepie njerez qe bejne diferencen ne dac ne qeveri ne dac ne komunitet si deputete te thjeshte ne dac ne biznes si shqiptare ne pune te tyre qe sapo bejne nje gje shpallen kriminele! Im vella sot e la investimin ne Shqiperi dhe une i kerkoj ndjese edhe kolegeve te mi qe u bera sebep per nje akuze tjeter te piset.

 Te jetosh sot ne Shqiperi dhe te duash te dallohesh duhet ta kesh bere mire llogarine me sasine e baltes qe mund te mbash mbi supe. Une po mesoj ta bej edhe pse me kosto te larte personale shoqerore familjare. Jam shume i vogel dhe i parendesishem per te bere deklarata te medha po nje gje e them me force: Sot jam me shume se kurre me Edi Ramen dhe Partine Socialiste sepse alternativa eshte shkaterrim i vendit dhe dinjitetit njerezor”, thotë deputeti socialist.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?