Parku Arkeologjik i Apollonisë, Rama e “risjell” në jetë me gjallërinë festive të fëmijëve

Parku Arkeologjik i Apollonisë, sot nuk ishte, ai qe e pranon historia dhe e dëshmon arkeologjia, që u themelua në shekullin VI p.e.s. nga fiset ilire të zonës, as një prej destinacioneve më të rëndësishme arkeologjike dhe kulturore në Shqipëri, por një kartolinë e gjallë e festave, plot ngjyra dhe dinamizëm.

Përmes një fotogalerie të publikuar në rrjetet sociale, Rama e shfeton këtë kartolinë të bukur festash, faqe pas faqeje, duke treguar një tjetër Park Arkeologjik i Apollonisë, jo të populluar nga turistë, por të jetësuar si për kremte, nga fëmijë të veshur me kostumet e babagjyshit të Vitit të Ri, si një ogur i mirë, për mbylljen e këtij viti dhe nisjen e një viti tjetër sfidash dhe përpjekjesh, për një Shqipëri që do t’u përkasë atyre, fëmijëve, atyre që sot luajnë dhe vrapojnë, përqafohen dhe pozojnë në rrënojat e një qytetërimi, të cilin ata do ta rijetësojnë me veprat dhe përpjekjet e tyre, për ta kthyer atë në lavdinë dhe përmasat e atij qytetërimi, që sot flet me rrënoja, dhe nesër me vizione.

Swiss Digital Desktop Reklama

Albert Vataj

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?