“Parku i liqenit”, Nishani takon përfaqësuesit e shoqërisë civile

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, priti sot një grup qytetarësh të angazhuar në mënyrë aktive në denoncimin dhe kundërshtimin e ndërtimit tek parku i Liqenit të Tiranës, si dhe të procedurave që po ndiqen në brendësi të hapësirës së gjelbër të këtij parku në Tiranë.

Kreu i Shtetit theksoi gjatë bashkëbisedimit se, “kjo kauzë dhe të gjithë elementët që kanë dalë prej saj duhet të sensibilizojnë e motivojnë të gjithë aktorët e shoqërisë; politikbërës dhe qytetarë, pa dallime”.

Presidenti i Republikës shprehu gjithashtu shqetësimin e tij ndaj mungesës së reagimeve të institucioneve shtetërore, por edhe shoqërisë civile, për të marrë përsipër secila palë detyrat e angazhimet përkatëse në raste të tilla.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kreu i Shtetit u kërkoi përfaqësuesve të qytetarëve të angazhuar në këtë kauzë, për të vijuar dhe shprehur lirshëm mendimin e tyre në mbrojtje të çështjeve të mjedisit, por edhe për ligjshmërinë e të gjithë procesit të ndjekur, për projektin ndërtimor në brendësi të parkut të Liqenit në Tiranë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga ana e tyre, pjesëtarët e grupit gjatë bashkëbisedimit, shprehën indinjatën për mungesën e përgjigjeve nga shumë institucione shtetërore ndaj interesimit të tyre, si dhe falënderuan Presidentin e Republikës për mundësinë e krijuar për bashkëbisedimin dhe dëgjimin e detajeve të çdo shqetësimi të hasur, në më shumë se tre javë protesta.

Anëtarët e grupimit qytetar, ftuan Kreun e Shtetit për të vizituar nga afër vendin ku po zhvillohet projekti ndërtimor, në një kohë të përshtatshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?