Parku Vala në Durrës, kryeministri Edi Rama ndan pamjet. Vend i preferuar nga fëmijët dhe të rriturit

Në Durrës parku më i madh urban që quhet “Vala”, është tashmë zgjedhja për fëmijët dhe të rriturit në këtë qytet. Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga parku me sipërfaqe 8 mijë metra katrorë.

Pjesë e programit kombëtar “Dua të Luaj”, parku “Vala” i shtohet infrastrukturës së qytetit duke sjell më tepër hapësira argëtuese.

Një hapësirë e dedikuar ndaj të gjitha grupmoshave, me fusha sportive të disiplinave të ndryshme, palestër të hapur, lojëra për fëmijë, korsi biçikletash, pistë vrapimi, zona pushimi, si dhe hapësira plot gjelbërim.

SHKARKO APP