Parlamenti do ketë 60 figura të reja, nga 22-vjeçarja tek 79-vjeçarja Bozo

60 figura të reja të dala nga zgjedhjet e 25 prillit, po bëhen gati për t’u ulur për herë të parë në Kuvendin e Shqipërisë.

Të rinj dhe të moshuar i janë bashkuar partive për t’u bërë pjesë e politikës dhe për të patur në dorë kartonin që vendos për ligjet e vendit tonë.

22-vjeçarja Andia Ulliri nga listat e PD-së, do të jetë deputetja më e re, ndërsa më e vjetra është 79-vjeçarja Luljeta Bozo nga lista e PS-së, e cila edhe pse ulet për herë të parë në Kuvend, i takon të çelë seancën e parë plenare.

SHKARKO APP