Parlamenti do të votojë sot projketligjin e dosjeve
Parlamenti do të votojë sot ligjin e dosjeve. Në axhendën e publikuar në faqen e parlamentit janë dy draftet e paraqitura në komisione: Projektligji “Për hapjen e dosjeve të sigurimit të shtetit dhe procesin e lustracionit”, i dorëzuar nga deputetë Mesila Doda dhe Shpëtim Idrizi në bashkëpunim me shoqërinë civile.
Po ashtu edhe drafti i qeverisë: Projektligji “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-sigurimit të shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”.
Në draftin e qeverisë nuk parashikohet lustracioni, pasi sipas mazhorancës kjo pikë është rrëzuar më herët nga gjykata kushtetuese. Ligji i qeverisë do të mbrohet nga ministri i Mirëqënies Sociale Erion Veliaj, i cili do të flasë sot për herë të fundit në Kuvend pasi pas kalimit të ligjit pritet të japë dorëheqjen dhe të nisë fushatën për zgjedhjet e 21 qershorit.