Parlamenti Europian kërkon hetimin e autorëve të dhunës ndaj protestuesve për Teatrin

Në mbledhjen e Komisionit për Marrëdhëniet me jashtë në Parlamentin Europian ndër të tjera  u diskutua çështja e shembjes së Teatrit Kombëtar. Përfaqësuesja e Komisionit Angelina Eichorst u shpreh se i është  kërkuar autoriteteve shqiptare të hetohen autorët për përdorimin e forcës dhe ushtrimin e dhunës ndaj protestuesve.

Ndër të tjera përfaqësuesja e Komisonit theksoi se shembja e Teatrit që nuk duhet të ndodhte, nuk duhet të heqë vëmendjen nga sfidat për të çuar përpara ngjarjen tjetër më të rëndësishme të muajit mars duke iu referuar reformës zgjedhore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?