Parlamenti Evropian: Zyrtarët me rekorde kriminale të largohen

Partitë politike shqiptare duhet të jenë të bashkuara kur të fillojë hapja e negociatave me Bashkimin Evropian. Deklarata u bë nga kreu i Delegacionit të Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Monica Macovei.

Ajo u shpreh gjithashtu se Parlamenti shqiptar duhet të sjellë ndryshime dhe se duhet të kapen rastet e korrupsionit, mashtrimit dhe krimeve.

Macovei theksoi edhe se zyrtarët me rekorde kriminale duhet të largohen dhe se akuzat duhet të hetohen, pavarësisht personave të përfshirë.

Sa i përket zgjedhjeve vendore më tej kreu i PE për Shqipërinë kërkoi që të verifikohen listat zgjedhore sa më shpejtë. 

SHKARKO APP