Parlamenti i PS rikthehet në punë më 2 shtator
Pas më shumë se një muaji pushime, Kuvendi do të nisë sesionin e ri parlamentar të hënën e parë të shtatorit. Përmes një njoftimi, Kuvendi sqaron se seanca e parë plenare të sesionit të V-të do të mbahet të hënën e 2 shtatorit, në orën 18:00.
“Bazuar në nenin 74, pika 1 të Kushtetutës, në nenin 42, pika 1 të Rregullores së Kuvendit dhe në Urdhrin nr. 26, datë 29.8.2019 të Kryetarit të Kuvendit z. Gramoz Ruçi, të hënën e parë të shtatorit, më datë 2.9.2019, në orën 18.00 do të fillojnë në seancë plenare punimet e Kuvendit në sesionin e V-të”, thuhet në njoftim.
Rendi i ditës
1. Hapja e Sesionit të V – të të Legjislaturës së IX–të të Kuvendit të Shqipërisë
2. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 18.7.2019 (neni 44, pika 2 e Rregullores)
3. Njoftimi i projektligjeve të depozituara në Kuvend (neni 44, pika 3 e Rregullores)
4. Njoftimi/Miratimi i Programit të Punës së Kuvendit për periudhën 2 shtator – 18 tetor 2019 (neni 26, pikat 5, 6 të Rregullores, votim me shumicë të thjeshtë)
5. Njoftimi/Miratimi i Kalendarit 3-javor të punimeve të Kuvendit për periudhën 2 – 20 shtator 2019 (neni 27, pikat 3, 4 të Rregullores, votim me shumicë të thjeshtë)
Ndërkohë, edhe ky sesion parlamentar do të nisë pa praninë e opozitës, e cila djegur mandatet, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama. Në vend të deputetëve të ligjshëm të opozitës janë një grup deputetësh të ardhur nga listat që votojnë çdo ligj të qeverisë dhe sulmojnë opozitën reale jashtë Kuvendit.
KOHA JONË SONDAZH

