Parlamenti i ri – PS, partia me numrin më të lartë të “Doktorëve të Shkencave”

Instituti i Studimeve Politike ka bërë një hulumtim mbi arsimimin e 140 deputetëve të zënë ukëset e Kuvendit në shtator.

Nga të dhënat rezulton se parlamenti i ri përbëhet në shumicë nga juristët (36) dhe ekonomistët / financiarët (31).

Disa deputetë kanë më tepër sesa një fakultet, dhe pothuajse të gjitha fakultetet e dyta janë juridik, kryesisht në universitete private ose në universitetet e qyteteve të tjera

Swiss Digital Desktop Reklama

Dy deputetë kanë deklaruar studimet juridike jashtë vendit, – njëri në Holandë dhe tjetri në Strugë, shtatë deputetë në tërësi kanë deklaruar përfundimin e studimeve jashtë vendit. Kategoria e tretë më e përfaqësuar janë mjekët (13) dhe bashkë me ta kemi edhe një farmacist në parlament.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për transparencë ia vlen të theksohet se kryeministri aktual ka studiuar pikturë, kryetari i shumicës parlamentare ka studiuar biokimi, kryetari i pakicës parlamentare ka studiuar gjeologji miniera, – një tregues se fusha e studimit nuk mbetet një tregues suksesi në karrierë në sistemin tonë partiak e politik.

Lidhur me formimin e avancuar universitar, ia vlen të ndalemi tek : Me titullin “Profesor Doktor” janë 10 deputetë: 4 nga PS (Anastas Angjeli, Besnik Baraj, Evis Kushi dhe Vasilika Hysi), 4 nga PD (Sali Berisha, Tritan Shehu, Valentina Duka dhe Romeo Gurakuqi), si dhe dy nga LSI (Sezai Rokaj dhe Edmond Panariti). Me titullin “Profesor i Asociuar” janë 6 deputetë, – 4 nga PS (Englantina Gjermeni, Mirela Kumbaro, Ismet Beqiraj dhe Andrea Marto), si dhe 2 nga PD (Luciano Boci dhe Fatbardha Kadiu).

Me gradën shkencore “Doktor i Shkencave” janë 17 deputetë, 11 nga PS (Shameti, Spahiu, Balla, Golemi, Kodheli, Ahmetaj, Gjylameti, Gjebrea, Manastirliu, Hyseni dhe Bello), 4 nga PD (Tabaku, Duma, Shehi dhe Pampuri), si dhe dy nga LSI (Kryemadhi e Tavo).

Në total 33 nga 140 deputetët kanë grada të larta shkencore, ndërkohë që katër deputetë vijojnë studimet doktorale, si dhe mbi 20 kanë njoftuar në CV e tyre se kanë përfunduar studimet master. Dy partitë e tjera, PDIU e PSD nuk kanë deputet me tituj shkencor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?