Parlamenti/Protestë kundër Murrizit: Kërko falje publike, jep dorëheqjen

Pas pushimeve verore, Kuvendi i Shqipërisë po mban seancë plenare, duke nisur kështu sesionin e ri parlamentar. Seanca nisi me fjalën e kryeparlamentarit të Gramoz Ruçit me një bilanc të Kuvendit gjatë sesionit të kaluar. Jashtë Parlamentit, aktivistë dhe prindër të fëmijëve me sindromën dawn po protestojnë kundër një deklarate të deputetit Myslym Murrizi për këtë kategori.

“Brahim Myftaraj pse ashtu e kupton ti si intelektual??? O pika që nuk ju bie. Pse kjo ndrikulla është problemi apo Rama, Damiani, Beqa, Kajmaku dhe Valdrini? Ik qerohu se më vjen të vjellë kur shoh që një daun komenton në fb tim”,-ishte replika e Murrizit me një komentues në facebook-un e tij që shkaktoi reagime.

“Kërko falje publike”, “Murrizi jep dorëheqjen”, shkruhet në pankartat e protetuesve, krahas të cilëve qëndron edhe këngëtari Roland Hysi. Një nga vajzat e pranishme në protestë i bëri thirrje edhe kryeministrit Edi Rama që të bashkohej me ta, në momentin që ky i fundit kaloi me eskortën e tij për t’u futur në Parlament.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?