“Parlamenti sot është një turp”, ish-deputeti i PS, Hamdi Jupe kritika për qeverinë e Ramës

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Hamdi Jupe, ka folur sot për situatën politike në vend, por dhe për ata që janë pjesë e saj. Në një intervistë në News24, Jupe është shprehur i pakënaqur me qeverisjen e Edi Ramës. Ish-deputeti ka folur për cilësinë e parlamentit, duke thënë se sot është turp i popullit dhe nuk ngurron ta quajë dhe estradë.

Parlamenti më i mirë i Shqipërisë në këto 30 vite ka qenë ai i viteve ’92-’96 që ka patur një opozitë të flaktë, profesionale me intelektualë. Opozita socialiste ishte e cila përballoi një represion të egër të pushtetit të ri demokratik që kishte ardhur e që coi vendin te ’97 e zgjedhjet e manipuluara të ’96”, tha ai.

Më tej Jupe është shprehur i pakënaqur me qeverinë e Ramës dhe tha se ka pritur më shumë, por tani është i zhgënjyer. “Unë prisja shumë më tepër nga qeveria Rama”, shtoi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?