Partia Demokratike çon në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen për Portin e Durrësit
Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi, ka deklaruar sot para mediave se Partia Demokratike, ka çuar në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen për Portin e Durrësit.
Bylykbashi tha se marrëveshja për Portin e Durrësit është një megaaferë korruptive dhe një grabitje e tillë e pasurisë publike për interesa privatë
“Siç e kishim premtuar PD depozitoi në Gjykatën Kushtetuese padinë kundër megaaferës korruptive për marrëveshjen e Portit të Durrësit. Një grabitje e tillë e pasurisë publike për interesa private nën petkun e investitorëve strategjikë por me kompani offshore, pikërisht këtë ne e godasim në Gjykatën Kushtetuese, shpresojmë që Gjykata do qëndrojë në nivelin që pritet dhe të bëjë detyrën e saj”, tha ai.