Partia Demokratike do të votojë pro shtyrjes së mandatit të Vetting-ut
Pak para nisjes së seancës në Kuvend, Lulzim Basha mblodhi grupin parlamentar të PD. Menjëherë pas kësaj mbledhje, mësohet se Partia Demokratike ka vendosur të votojë pro shtyrjes së afateve për organet e vetingut duke marrë në këmbim plotësimin e dy kushteve kryesore të saj, kryerjen e reformës territoriale dhe kryerjen e reformës zgjedhore.
Pas votimit për zgjatjen e mandatit për organet e vetingut, Parlamenti do të votojë për ngritjen e 2 komisioneve për zbatimin e mënjëhershëm të kërkesave të PD.
Por rreziku mbetet se sapo të mbaroi punë PS, do t’ia dredhë PD-së, si përherë.
Lojë mjeshtrore nga dyshja Rama-Basha.