Partia Demokratike: Ja autorët e masakrës zgjedhore (Video)
Partia Demokratike ka publikuar një video përmes të cilës akuzon politikanët që sipas saj janë autorët e masakrës zgjedhore të 25 prillit.
Përmes videos, PD thotë se autorët kryesorë të manipulimit të zgjedhjeve janë Edi Rama me Tom Doshin dhe 3 deputetët që nxori nga PSD, ndjekur nga Aqif Rakipi me djalin dhe dhëndrin gjithashtu deputetë, Jurgis Çyrbja që për PD është njeriu i Plarent Dervishajt, Ilir Ndraxhi që e akuzon për lidhjen me Avdylajt e Shijakut dhe Rrahman Rraja me bandën e kokainës në Belgjikë.
PD vijon të insistojë se zgjedhjet e 25 prillit janë të vjedhura nga këta persona.