Partia Demokratike kallëzon në SPAK kryebashkiaken e Durrësit, Emirjana Sako

Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK kryebashkiaken e Durësit, Emirjana Sako.

Lajmi është bërë me dije nga deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, e cila përmes një konference për mediat evidentoi përfshirjen e kryebashkiakes në aferën e inceneratorëve.

Sipas PD-së, Sako e çoi Durrësin në katastrofe mjedisore, duke favorizuar inceneratorin.

Pjesë nga deklarata e deputetes së PD, Ina Zhupa

PD ka nisur denoncimin e kësaj afere prej vitesh. Komisioni i Inceneratorëve vërtetoi atë që ka thënë PD, që qeveria “Rama” vodhi 430 mln euro. Në fund të konferencës do dorëzojmë padi penale në SPAK.

Sot do shpjegoj skemën korruptive, mafioze të mbetjeve në qytetin e Durrësit që ka përgjegjës direkt znj. Emiriana Sako, pjesë e kësaj skemë kriminale është edhe z. Alqi Bllako që është gjithashtu edhe në këtë skemë të mbetjeve të qytetit të Durrësit.

Znj.Sako u paraqit ne komisionin hetimor për inceneratorët dhe nuk arriti dot që t’i përgjigjej pyetjeve të komisionit dhe u largua pa dhënë përgjigjet, që kishin nevojë qytetarët e Durrësit dhe gjithë shqiptarët. Sigurisht që edhe refuzimi për t’iu përgjigjur pyetje edhe kjo është pjese e padisë penale. Skema mafioze e menaxhimit të mbetjeve në qytetin e Durrësit ka nisur në datën 10.07.2018 me vendim numër 537 të Këshillit Bashkiak të Durrësit, i cili i drejtohej Komitetit të AKUM-së për shpalljen e gjendjes së emergjencës dhe gjetjen e zgjidhjes për sa i përket mbetjeve në qytetin e Durrësit.

10.07.2018 ku ishte evidentuar dhe më pas mbyllja e Porto Romanos dhe nevojës për të depozituar mbetjet e qytetit të Durrësit në një qytet tjetër, deri në 10.06.2019, nuk është bere asgjë. Një vit e gjysmë që Emiriano Sako me veprimet dhe mosveprimet e saj, ka çuar Durrësin drejt një katastrofe mejdisore, duke mirëmenduar që kjo t’i shërbejë aferës se inceneratoreve.

SHKARKO APP