Partia Demokratike: Po ushtrohet presion politik ndaj opozitës

Partia Demokratike ka dënuar ato që i ka cilësuar presion dhe kontrolle të ushtruara nga efektive të FNSH dhe komisariatit të Malësisë së Madhe, pas takimit të kryetarit të Parëisë Demokratike, Lulzim Basha, në Malësinë e Madhe.

Kështu, Partia Demokratike ka dalë sot me një deklaratë për mediat për të denoncuar presionin politik qe ushtrohet ndaj opozitës, ku shprehet se “i bëjmë thirrje autoreve të këtyre urdhërave të paligjshëm të tërhiqen menjehere nga ky dhunim flagrant i të drejtave dhe lirive politike të qytetarëve të konsakruara me Kushtetutë. Në të kundërt, i sigurojmë ata individualisht, një për një se dita kur do të japin llogari do të jetë shumë e afërt”.

shtu

“Partia Demokratike i bën thirrje misionit të OSBE-ODIHR dhe përfaqësive diplomatike të BE dhe SHBA të monitorojnë nga afër këtë përshkallëzim të dhunës dhe terrorit qeveritar. Ne i bëjmë thirrje organeve të drejtesisë të nisin menjeherë hetimet dhe të venë para përgjegjësisë dhunuesit dhe urdhëruesit e dhunës policore. Asgjë dhe askush nuk i shpëton dot ata nga gjykimi popullor me votë në 21 qershor”, thuhet në deklaratën e Partisë Demokratike.

SHKARKO APP