Partia Demokratike publikon pasaportën e kryebashkiakut të Vlorës

Partia Demokratike vijoi sot me publikimin e  provave të reja për kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmakun.  Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, publikoi  kopjen autentike të pasaportës së Agim Kajmakut me emrin Jorgo Toto  me nr. Z 0148497  e cila sipas tij provon se Agim Kajmaku dhe Jorgo Toto janë i njëjti person.
“Pavarësisht përpjekjes për të mashtruar autoritetet greke, në momentin e  arrestimit Jorgo Toto ka patur me vete pasaportën e tij, e cila ka një numër unik  identifikimi dhe e cila është regjistruar në vendimin për arrestimin e Jorgo Totos.

Në faqen 13 të këtij vendimi, të publikuar dje, thuhet se shtetasi i arrestuar për krimin që dënohet me jo më pak se 10 vjet burgim, është shtetasi shqiptar Jorgo Toto që posedon pasaportën me nr. Z 0148497.

Sipas rregullave në fuqi, kur një shtetas pajiset me pasaportë, të dhënat e tij hidhen menjëherë në sistemin shtetëror TIMS. Këtë dokument autentik ne e posedojmë dhe, nëpërmjet tij, provojmë në mënyrë  të pakundërshtueshme se Agim Kajmaku i Bashkisë së Vorës është Jorgo Toto, i  arrestuar në vitin 2003 në Greqi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas sistemit shtetëror TIMS, Agim Kajmaku (që është ekzaktësisht personi që  shikoni në foto), kur ka patur emrin Jorgo Toto, i datëlindjes 06.07.1971, i biri i Imer dhe Maxhe, ka qenë posedues ekzaktësisht i pasaportës me Nr. Z 0148497. Kjo është një provë e pakontestueshme që Jorgo Toto i arrestuar në Greqi me pasaportën me nr. Z 0148497, është Jorgo Toto, që ju shikoni në foto, me pasaportën me nr. Z 0148497, dhe që sot mban emrin Agim Kajmaku.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?