Partia Demokratike zyrtarizon kandidaturën e Bashkim Shehut për Kukësin
Partia demokratike ka zyrtarizuar sot kandidaturën e Bashkim Shehut për Bashkinë e Kukësit. Shehu do të ketë përballë kandidatin e LSI-së Hasan Halilaj, i cil ka edhe mbështetjen e Partisë Socialiste. Shehu ka qenë sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Kulturës. Shehu ka qenë sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Kulturës.
Më herët Partia Demokratike zyrtarizoi edhe dy kandidatura të tjera në Berat dhe Kuçovë. PD-ja nuk kandidoi Lefter Maliqin në Berat, duke zyrtarizuar emrin e Fatos Mahmutajt. Në Kuçovë PD-ja do të kandidojë Myslim Haxhin.
Deri më tani PD-ja ka zyrtarizuar disa kandidatë si Besnik Dushaj për Tropojën, Darien Xhindole për Lushnjen, për Prrenjasin Bajazit Karriqin dhe në Maliq Xhevdet Belishtën. Ende nuk janë zyrtarizuar kandidatët për bashkitë kryesore në Tiranë, Durrës, Vlorë, Fier dhe Korçë.