Partia e Lirisë kërkesë KQZ për regjistrimin e kandidatit të Berishës për bashkinë e Kukësit nën logon e “Bashkë Fitojmë”!
Partia e Lirisë ka bërë kërkesë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për regjistrimin e kandidatit të Sali Berishës për Bashkinë e Kukësit nën logon e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
Kandidati i Berishës për kryebashkiak i Kukësit është Emri Vata.
Partia e Lirisë, si parti udhëheqëse e koalicionit, ka depozituar kërkesën në KQZ për regjistrimin e “Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet e pjesshme vendore.
Pjesë e koalicionit, në dokumentin e depozituar në KQZ, janë
Partia e Lirisë;
Partia Demokratike e Shqipërisë;
Partia Demokristiane;
Kërkesa drejtuar KQZ-së
Mbështetur në nenin 65 e vijues të Ligjit Nr. 10019 datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Partia “PARTIA E LIRISË”, si parti udhëheqëse e koalicionit, i kërkon Komisionit Qendror të Zgjedhjeve regjistrimin e koalicionit zgjedhor për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14.05.2023
Emri i koalicionit është: “BASHKË FITOJME” (PL-PDSH-PDK)
Shkronjat nistore të Koalicionit do të jenë: “BF”
Sigla e Koalicionit është:
BASHKË FITOJMË
Partitë përbërëse të koalicionit janë:
Partia e Lirisë;
Partia Demokratike e Shqipërisë;
Partia Demokristiane;