”Partia e Lirisë mbron gruan dhe familjen”, Meta: Mbështesim gratë shtatzënë dhe fëmijët e porsalindur

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në deklaratë për mediat deklaroi se partia që ai drejton, do të mbrojë gruan dhe familjen. Meta theksoi se PL-ja do të nxisë sipërmarrjet për investimet që ata do të bëjnë. Po ashtu do të mbështesë gratë shtatzëna dhe fëmijët e porsalindur.

”Ne duam ta bëjmë Shqipërinë me 4 milionë shqiptarë plus. Partia e Lirisë mbron gruan dhe familjen. Ne kemi strategjinë për gruan sipërmarrëse, do bëjmë gjithçka për arsimin më efikas, pasi sot arsimi ka degraduar.

Të nxisim sipërmarrësit në investime. Do të mbështesim gratë familjare, me mekanizma të ndryshëm, me qëllim që familja të bëhet më e fortë.

Shpenzimet për ushqimet bazë do të rimbursohen. Do të reduktojmë vdekshmërinë foshnjore. Gratë shtatzëna të kenë mundësi të marrin barna falas për një vit, edhe fëmijët deri në 1 vit të mbështeten. Këto janë disa nga shtyllat e programit të Partisë së Lirisë”,-tha Meta.

SHKARKO APP