Partia e Lirisë: Miliardat e vjedhura nga banda e Ramës do t’ua kthejmë shqiptarëve

Sekretari i Përgjithshëm i “Partisë së Lirisë”, Tedi Blushi thotë se qëllimi është që miliardat e vjedhura nga banda e Ramës, do t’ua kthejmë shqiptarëve. “Vetëm lufta pa kompromis kundër bandës së Edi Ramës që vjedh çdo ditë pasuritë publike dhe pronat e shqiptarëve është thelbësore për të ndalur zbrazjen e Shqipërisë dhe për t’u anëtarësuar në familjen europiane”,-shkruan Blushi në një postim në facebook.

Postimi i plotë

DO TA ÇRRËNJOSIM KORRUPSIONIN ME ÇDO ÇMIM! MILIARDAT E VJEDHURA NGA BANDA E EDI RAMËS DO T’UA KTHEJMË SHQIPTARËVE! Korrupsioni është arsyeja kryesore e shpopullimit të vendit. Asnjë popull në rajon dhe në Europë, nuk vidhet siç vidhemi ne, as varfërohet siç varfërohemi ne, çdo ditë.

Korrupsioni dhe kapja e shtetit e ka penguar për vite të tëra anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian. Vetëm lufta pa kompromis kundër bandës së Edi Ramës që vjedh çdo ditë pasuritë publike dhe pronat e shqiptarëve është thelbësore për të ndalur zbrazjen e Shqipërisë dhe për t’u anëtarësuar në familjen europiane.

Mos u mashtroni nga fushatat për “lodhjen” apo “zhgënjimin” me BE. Shqiptarët janë të zhgënjyer, të lodhur, të vjedhur dhe të pashpresë vetëm nga Qeveria. Përballë korrupsionit, varfërisë, arrogancës, brutalitetit, padrejtësisë, pandëshkueshmërisë dhe injorancës që na qeveris kërkohet rezistencë. Jo dorëzim, jo indiferencë.

Të bashkohemi në qëndresën ndaj së keqes! Vetëm kështu do të ndalim shpopullimin dhe do të afrohemi më shpejt drejt BE! KOHA PËR REVOLUCION ANTIKORRUPSION ËSHTË TANI!

SHKARKO APP