Partia Socialiste mbledh kryesinë e partisë dhe grupin parlamentar
Partia Socialiste do të mbledhë paraditen e sotme kryesinë e partisë. Ndërkohë menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë do të mblidhet grupi parlamentar i PS.
Në mbledhje pritet të diskutohet për vendimin e kryeministrit për shkarkimin e Bledi Çuçit dhe emërimin e Taulant Ballës si ministër i Brendshëm.
Nuk dihet ende nëse në takim do të marrë pjesë kryeministri. Kjo pasi ky i fundit ka të planifikuar në axhendë një takim në Vlorë, ndërsa në orët e pasdites do të niset drejt Lituanisë.