Partia Socialiste mbledh Kryesinë, në fokus zgjedhja e presidentit të ri
Partia Socialiste do të mbledhë sot në orën 18:00 në selinë rozë Kryesinë, ku pritet që të caktojë datën se kur do të mbahet Asambleja, e cila do të miratoj vendimet e Kongresit të PS-së me 9 prill.
Mbledhja e Kryesisë zhvillohet në një kohë që mazhoranca ka nisur procedurat për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit dhe pritet që në fokus të diskutimeve jenë edhe emrat e kandidatëve për presidentë. Janë 67 emra të përzgjedhur nga grupi i punës në PS, por që nuk janë bërë publike.
Për herë të parë krijohet një sekretariat ekzekutiv në nivelin e 61 bashkive, pra me zyra në çdo bashki, ku do të mbledhë dhe përpunojë informacione për llogari të PS-së në qendër. Informacioni i mbledhur do të ketë në fokus anëtarësinë, votuesit, problematikat, historikun e partisë në zonën përkatëse, sfidat zgjedhore etj.