Partia Socialiste zyrtarizon kandidatin e saj për Bashkinë e Peshkopisë
Partia Socialiste ka zyrtarizuar kandidatin e saj për zgjedhjet lokale të Bashkisë së Peshkopisë.
Kandidati i së majtës është mjeku kirurg Muharrem Rama. 48 vjeçari është prezantuar pasditen e kësaj të diele (14 gusht) përpara strukturave të partisë.
“Partia Socialiste e ka përmbyllur fazën e konsultimeve duke përcaktuar kandidaturën e mazhorancës për kryebashkiak të Dibrës. Ai do të jetë mjeku i njohur kirurg Muharem Rama. 48 vjeçari është prezantuar në orët e pasdites së sotme përpara strukturave lokale të Partisë Socialiste në Peshkopi.
Vendimi i përcaktimit të kandidaturës u mor pas një procesi intensiv konsultimesh me strukturat lokale të Partisë Socialiste, me partitë e koalicionit qeverisës ashtu sikurse edhe me komunitetin vendor”, thuhet në njoftim.
KOHA JONË SONDAZH

