Partitë e vogla: “Pa reformë zgjedhore, nuk ka anëtarësim në BE”
Nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho mbështet nismën e partive të vogla. Grupi:”Administrimi i zgjedhjeve, të bëhet nga Gjykata e Lartë”
Redjon Shtylla
Politika Shqiptare, ndërkombëtarët dhe trupa diplomatike në Tiranë, por dhe opinioni publik, të gjithë së bashku, janë fokusuar te reforma në drejtësi dhe te data 21 korrik, ditë në të cilën pritet të votohet drafti i ndryshmeve kushtetuese. Krahas kësaj reforme që ka nxehur partitë kryesore për shkak të mos gjetjes të një konsensusi, që i nevojitet reformës në fjalë, një reformë e nisur prej disa muajsh ka stopuar. Fjala është për reformën zgjedhore, e cila për Partinë Demokratike është cilësuar si primare. Më të interesuarat për të realizuar reformën zgjedhore janë partitë e vogla, janë ato të cilat ndikohen më shumë nga kjo reformë. E si rrjedhë gjatë ditës së djeshme, Grupimi Politik për Zgjedhje të Lira dhe Drejtësi, mblodhi në një tryezë të gjitha partitë e vogla parlamentare dhe jo parlamentare, për të diskutuar për reformën zgjedhore. Në këtë takim u vu theksi tek anëtarësimi i Shqipërisë në BE, që pa zgjedhje sipas standardeve, vendi ynë nuk mund të jetë pjesë e Bashkimit Europian. Ajo që u propozua këtë herë, ka të bëjë me nisëm ligjore që lidhet me ndryshimin që kërkohet ti ndodh reformës zgjedhore, e që lidhet me faktin që administrimi i zgjedhjeve, të bëhet nga Gjykata e Lartë. Kryetari i Partisë Aleanca Demokratike, Eduard Abazi, ka deklaruar se partitë e mëdha, shfaqin indiferencë ndaj kërkesave të partive të vogla. Sipas Abazit, administrimi i zgjedhjeve, nuk duhet të bëhet nga partitë, por nga Gjykata e Lartë. Më tej ai shtoi që: Të aplikohet numërimi dhe votimi elektronik”,-pohoi Abazi. Ndryshe nga herët e tjera në këtë takim ishte i pranishëm dhe nënkryetari i Parlamentit dhe nënkryetar i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, i cili theksoi që kjo nismë ligjore e propozuar nga ky grupim, do të marrë mbështetjen e nevojshme dhe përkrahjen e duhur nga PD-ja, por ai theksoi që kjo nismë që i shërben reformës, duhet të mbështet nga e gjithë politika, pa dallim partie e force politike. Më tej Spaho nënvizoi se kjo reformë është e rëndësishme për opozitën dhe mbi ndryshimet zgjedhore që do t’i ndodhë ligjit, që për opozitën reforma zgjedhore është edhe më primare se reforma në drejtësi. Në emër të PD-së, Spaho deklaroi se, reforma në drejtësi nuk mund të duket e plotë pa reformën zgjedhore. Kjo nismë është ndërmarrë nga Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, i cili në fjalën e tij deklaroi që: “Kjo nismë e ndërmarrë për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, i mbështetur edhe nga disa deputetë të tjerë, të cilët janë pjesëtarë të Grupimit, siç jeni në dijeni, ju kemi informuar, jo vetëm ju krerët e partive pjesëmarrëse në këtë grupim, por dhe ato që janë në Parlament, në lidhje me hapat që janë hedhur për ta kaluar nismën tonë ligjore në seancë plenare”,- u shpreh Shehi. PD-ja u tha nga nënkryetari Spaho, do ta mbështes nismën ligjore të grupimit, të cilën e ka paraqitur në Parlament në emër të grupimit, deputeti Dashamir Shehi. Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi deklaroi se, javën tjetër do të bëhet edhe kërkesa zyrtare edhe nëse duhet përdor presion, do të bëhet, pohoi ai. Kjo në mënyrë që kërkesat e tyre të merren parasysh. “Nuk kemi arritur asgjë deri më sot nga kërkesat tona. Kryeparlamentari Meta më ka siguruar që javën tjetër do të kemi një përgjigje në lidhje me këtë kërkesë, e cila i shërben reformës. Javën tjetër ne si deputetë, do të bëjmë presionin tonë”,- tha Shehi. Edhe për Zef Bushatin, Kryetar i Partisë Aleanca Demokristiane, pjesë e grupimit, kjo nismë do të ndihmojë sistemin, që të forcohet më shumë. Më tej ai u shpreh se: “Reforma zgjedhore është e domosdoshme mbasi forcon themelet e demokracisë së shtetit të së drejtës. Nëpërmjet Ligjit Zgjedhor, populli shkon në votime çdo katër vjet, për të zgjedhur qeverisjen parlamentare dhe lokale. Nga ligji varet përbërja e Parlamentit. Nga ligji varet përbërja e qeverisë dhe e gjithë pushteteve të tjera. Nga ligji zgjedhor varet përbërja e gjyqësorit. Unë mbështes idenë se pa një ligj zgjedhor të standardëve të vendeve të BE-së, nuk mund të nisin negociatat e Shqipërisë për anëtarësimin me të drejta të plota në BE. Negociatat duhet të fillojnë mbas miratimit të Ligjit Zgjedhor dhe mbas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare”.
Propozimet bazë të partive të vogla
Propozimet bazë të partive të vogla janë; komisionet zgjedhore të depolitizuar; procesi zgjedhor nën administrim gjyqësor; Komisionet larg arenën dhe menaxhimit politik; votim dhe numërim elektronik; votimi i emigrantëve në ato shteti që është e mundur; sistem proporcional, rajonal me korrektim kombëtar; lista kandidatësh të hapura; barazi në pasqyrimin mediatik dhe financim nga shteti i barabartë”.
Deklaratat e deputetëve dhe krerë të partive të vogla
Edmond Spaho- Nënkryetar i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, gjatë fjalës së tij, theksoi që kjo nismë ligjore e propozuar nga ky grupim, do të marrë mbështetjen e nevojshme dhe përkrahjen e duhur nga PD-ja. Nënkryetari Spaho vlerësoi misionin e grupimit dhe deklaroi që:”Ka ardhur koha që të ndërhyhet për ndryshimin e ligjit zgjedhor”. Ai paraqiti kërkesat kryesore të PD-së, për këtë ndryshim, duke vënë theksin te votimi dhe numërimi elektronik. Më tej Spaho nënvizoi se: “Kjo reformë është e rëndësishme për opozitën dhe mbi ndryshimet zgjedhore që do t’i ndodhë ligjit, që për opozitën reforma zgjedhore është edhe më primare se reforma në Drejtësi. PD nuk i ndan reformat nga njëra-tjera. Nuk mund të ketë hapje të negociatave me BE-në, për anëtarësim pa përfunduar reforma zgjedhore”.
Dashamir Shehi- Kjo nismë e ndërmarrë nga kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, i cili në fjalën e tij deklaroi që: “Kjo nismë e ndërmarrë për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, i mbështetur edhe nga disa deputetë të tjerë, të cilët janë pjesëtarë të Grupimit, siç jeni në dijeni, ju kemi informuar, jo vetëm ju krerët e partive pjesëmarrëse në këtë grupim, por dhe ato që janë në Parlament, në lidhje me hapat që janë hedhur për ta kaluar nismën tonë ligjore në seancë plenare. Nuk kemi arritur asgjë deri më sot nga kërkesat tona. Kryeparlamentari Meta më ka siguruar që javën tjetër do të kemi një përgjigje në lidhje me këtë kërkesë, e cila i shërben reformës. Javën tjetër ne si deputetë, do të bëjnë presionin tonë”,- tha Shehi.
Eduard Abazi– Partitë e mëdha indiferente ndaj propozimeve tona. Kryetari i Partisë Aleanca Demokratike, Eduard Abazi, ka deklaruar se partitë e mëdha, shfaqin indiferencë ndaj kërkesave të partive të vogla. Sipas Abazit, administrimi i zgjedhjeve, nuk duhet të bëhet nga partitë, por nga Gjykata e Lartë. Më tej ai shtoi që: “Të aplikohet numërimi dhe votimi elektronik”,-pohoi Abazi.
Zef Bushati– Edhe për kreun e Partisë Aleanca Demokristiane, reforma zgjedhore është ajo, e cila vendos dhe për fatin e Shqipërisë për rrugën drejt BE-së. Më tej ai u shpreh se: “Reforma zgjedhore është e domosdoshme mbasi forcon themelet e demokracisë së shtetit të së drejtës. Nga ligji zgjedhor varet përbërja e gjyqësorit. Unë mbështes idenë se pa një ligj zgjedhor të standardëve të vendeve të BE-së, nuk mund të nisin negociatat e Shqipërisë për anëtarësimin me të drejta të plota në BE. Negociatat duhet të fillojnë mbas miratimit të Ligjit Zgjedhor dhe mbas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare”.
KOHA JONË SONDAZH

