Partitë me më shumë mandate këshilltarësh

 

Nga 1595 mandate për këshillat bashkiake, rreth 1030 prej tyre janë fituar nga katër parti, ndërsa 560 të tjerë janë marrë nga partitë e vogla.

Në shkallë kombëtare, Partia Socialiste ka mundur të sigurojë deri tani 392 mandate në 60 këshillat bashkiakë, ku shumica i përket bashkive të mëdha si, Tirana, Korça, Fieri dhe Vlora.

Në vend të dytë renditet Partia Demokratike e opozitës me 295 këshilltarë në të gjithë vendin, ku dominimin më të madh e ka në bashkinë Shkodër.

Lëvizja Socialiste për Integrim renditet e treta me 288 mandate të fituara, ndërsa forcë e katërt është PDIU, qe do të ketë mundësi përfaqësimi me 57 këshilltarë.

Ky rezultat nuk përfshin mandatet që do të dalin pas numërimit të votave në bashkinë e Malësisë së Madhe, ku ende nuk është përmbyllur procesi.

Numri i këshilltarëve të katër partive kryesore:

PS – 392 këshilltare

LSI – 288 këshilltarë

PD – 295 këshilltarë

PDIU – 57 këshilltarë

SHKARKO APP