Pas 3 vitesh në detyrë, Rama sërish justifikohet: Fajin e ka Saliu!
Kryeministri Edi Rama ishte sot në një takim gju më gju me fermerët e Maliqit në Korçë. I shoqëruar nga zv/ Kryeministri Niko Peleshi u tha banorëve për projektin e qeverisë për të fuqizuar ekonominë e fshatit. Ai tha se është investuar në sistemin e ujimit, si dhe në projekte në infrastrukturë, teksa prezantojë dhe planin e investimeve, duke i thënë banorëve se qëllimi është krijimi i bizneseve të vogla familjare, prej nga ku të lindin bizneset e mesme dhe të mëdha.

Më tej, Rama u dha leje banorëve të ngrinin pyetjet apo shqetësimet e tyre. Njëri prej banorëve u shpreh se kisthe pasur probleme me përmbarimin, që edhe pse në tokën e tij kërkonte ta largonte dhe për këtë në disa raste ishte përdorur dhe dhunë. Rama u përgjigj, ashtus siç ka bërë në të gjatë gjithë mandatit të tij, fajin e ka Saliu. “Probleme ka, jam i vetëdijshëm, por sjua sollëm ne, fajin e ka Saliu”, u shpreh Rama, teksa bëri dhe një batutë. “Në zonën e Karavastas ishte një shpendë, Kaçurrelit, iu bë jeta kaçurrel me Saliun dhe iku nga vendi, tani vendimit për të ndaluar gjuetinë, kjo kafshë është rikthyer”, tha Rama.
KOHA JONË SONDAZH

