Pas 33 vitesh PD-në nuk e regjistrojnë në zgjedhje, Bardhi: Celibashi shkel ligjin për qëllime politike

Pas 33 vitesh nga themelimi, Partia Demokratike nuk po regjistrohet dot në KQZ si subjekt politik.

Komisioneri Shtetëror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi nuk ka regjistruar asnjë nga palët e PD në zgjedhjet lokale të 14 Majit. Sipas Celibashit, të dy palët kanë pasur mungesë në dokumentacionit, ndërkohë që vendimin mund ta ankimojnë në KAS brenda 3 ditësh.

Menjëherë ka reaguar deputeti Gazment Bardhi nga grupi i Alibeajt, ku hedh akuza ndaj kryekomisionerit Celibashi që sipas tij po shkel ligjin për qëllime politike.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Asnjë njëri i shantazhueshëm dhe që nuk respekton ligjin, nuk meriton asnjë respekt. Ilirjan Celibashi ka humbur besimin e PD për të administruar procesin zgjedhor. Ai shkeli rëndë ligjin, për qëllime politike. Vendimi do të ankimohet menjëherë në KAS”, shkruan Bardhi.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?