Pas 4 deputetëve, Alibeaj ndëshkon Jorida Tabakun

Pasi falsifikoi vendimin e përjashtimit nga grupi parlamentar të katër deputetëve të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, Agron Shehaj, Tritan Shehu dhe Oerd Bylykbashi, Enkelejd Alibeaj ka ndëshkuar një tjetër ligjvënëse të opozitës.

Jorida Tabaku duket se nuk është më e besuara e Lulzim Bashës dhe Enkelejd Alibeajt. Të drejtat e saj po humbasin, firma e Alibeajt po ndëshkon edhe atë. Gjithçka ndodhi pas përjashtimit të katër depuetëteve. Jorida Tabaku u shpreh kundër atij vendimi arbitrar të Alibeajt, sikurse dhe shumica dërrmuese e deputetëve demokratë.

Pavarësisht se Kryetarja e Kuvendit nuk u shqetësua fare që të gjithë anëtarët e grupit të PD ishin kundër vendimit personal të Alibeajt, vetë vulëmbajtësi nuk ia fali Tabakut. Gjëja e parë që kishte në dorë, ishte heqja nga anëtare permanente e delegacionit Parlamentar në Asamblenë e Këshillin e Europës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vend të Tabakut, Alibeaj emëroi as më shumë dhe as më pak, ish-kryetarin e PD, Lulzim Basha.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tabaku e shqetësuar njoftoi edhe Bashën për këtë vendim, por sigurisht që Basha ishte në anën e Alibeajt, sepse do të zinte vetë vendin në delegacion.

Gjatë pritjes së fundit në Presidencë, me rastin e dekorimit të William Walker, ku spikati prania e grupit të Bashës. Jorida Tabaku zgjodhi të mos i përshëndeste as Kryetarin e dorëhequr pa letra, as Kryetarin në detyrë pa letra.

Pakënaqësia e Tabakut u konfirmua kështu në sy të të gjithë grupit, ndërsa Basha është nisur me nxitim në Strasbourg, në një delegacion të drejtuar nga Blerina Gjylameti, me anëtare Klotilda Bushka dhe Etilda Gjonaj, një nivel jo i ulët për një të emëruar nga Alibeaj.

Firma e Alibeajt që po bën kërdinë në grupin e PD qëlloi e fortë edhe brenda grupit. Kryetarja e Kuvendit u kujdes që Këshilli i Europës ta bënte ndryshimin përpara mbledhjes së radhës së Asamblesë Parlamentare. Aq sa vetë këshilli i Europës është hutuar. Në faqen zyrtare, ka vënë emrin e Bashës si anëtar të Përhershëm, ndërsa në përbërjen e grupeve parlamentare ka harruar te grupi i Partive Popullore, anëtarja e vetme nga Shqipëria është ende Jorida Tabaku./Dosja.al/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?