Pas 4 muajve, Sali Berisha shkon në Parlament. Socialistët reagojnë kundër: Kjo është fyerje

Pas një mungese 4 mujore për shkak të izolimit, sot Sali Berisha u shfaq në Parlament, por jo fizikisht. Besnikërit e tij, kishin gjetur një mënyrë se si ta çonin liderin e tyre në Parlament i cili është i dënuar të mos zbresë shkallët e pallatit të tij duke rrezikuar në këtë mënyrë dhe mandatin.

Flamur Noka, Sorina Koti, Albana Vokshi ishin disa deputete që kishin zgjedhur të shkonin në seancë me bluzë që mbante të stampuar krahas fotografisë së Sali Berishës, edhe mbishkrimin: Lironi liderin e opozitës. Kjo formë proteste e heshtur e demokratëve për liderin e izoluar nuk u prit mirë nga socialistët.

“Minimalisht, edhe një sugjerim në formë kritike për drejtuesit e Kuvendit. Kuvendi ka një kod etike, ku deputetët duhet ta respektojë dhe me veshjen. Do ta quaja fyerje prezencën e disave prej juve këtu.

Jam i bindur se e bëni në shenjë mirënjohje sepse mendoni se ia keni borxh Saliut që jeni në këtë sallë. Ta veshësh Luan dhe ta vesh dhe mbi kokë. Por kursejani qytetarëve këtë. Dhe mund ta bëni çdo ditë poshtë ballkonit. Ju kam parë dhe te protestat tuaja te bashkia dhe nuk ia gjej kuptimin pse duhet të shkoni te bashkia me bluzat ‘lironi Saliun’”, shtoi Balla.

SHKARKO APP