Pas Abu Dabit, Kryeministri Edi Rama niset për në Spanjë
Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë ditën e sotme drejt Spanjës, me ministren e Arsimit Evis Kushi. Në fokus të këtij udhëtimi do të jetë arsimi, për bashkëpunimin e universiteteve shqiptare me ato spanjolle, si një nga objektivat e qeverisë “Rama 3”.
Pas Spanjës, kryeministri Edi Rama niset direkt për në Slloveni, ku në 6 tetor organizohet samiti BE-Ballkani Perëndimor, për të ardhmen Europiane të Ballkanit si dhe qëndrimi që do të mbahet në raport me Maqedoninë e Veriut.