Pas Bashës, edhe Berisha ndan postet: Bardhi kryetar grupi, Noka është sekretar i Përgjithshëm
Sali Berisha e ka kuptuar se nuk ka më kohë për ta zgjidhur me garë, siç ishte shprehur më parë kur ishte pyetur për emrin e Gazment Bardhit. Ai e bëri zyrtare ndarjen e dy prej posteve më të rëndësishme, si formula që bashkon dy grupimet anti-Basha.
“Flamur Noka është Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike dhe kjo nuk ka asnjë diskutim. Gazment Bardhi është kreu i Grupit Parlamentar dhe ne po shkojmë drejt bashkimit që po mirëpritet nga demokratët”.
Vendimin e Kolegjit Zgjedhor që pranoi ankimin e Lulzim Bashës duke i dhënë atij një komisioner më shumë për zgjedhjet e pjesshme në Kukës, kreu i Rithemelimit e sheh si provën e radhës se drejtësia është e kapur nga Edi Rama. Njësoj shpjegon edhe bllokimin në Gjykatën e Lartë të procesit për legjitimitetin e vulës së PD-së.