Pas BE, edhe Komisioni i Venecias shuplakë Kryeministrit

Nga Herion Mesi-

Në harkun e një jave kryeministri Rama mori goditje publike nga BE dhe sot nga Komisioni Venecias. Kancelarja gjermane Merkel përkrahëse e hapur e Shqipërisë nuk kishte se ç’thoshte ndaj kolegëve të saj europian kur shikon se si qeveria shqiptare nuk plotësoi kushtet e vëna nga parlamenti gjerman dhe nga parlamenti europian. Bile shtoi me tepër sherre në Tiranë, aqsa ndryshoi Kushtetutën në mënyrë të njëanshme dhe kriminale. Po kështu preku dhe ndryshoi Kodin Zgjedhor duke mos patur asnjë mirëkuptim me Opozitën.

Në një javë, kryeministri Rama mori shuplaka nga BE dhe tani nga Komisioni Venecias.

Komisioni Venecias është një organ këshillimor i BE i përbërë nga specialistët më të mirë të fushës juridike dhe mendimet e tyre janë decizive në vendimet e shtetëve europiane dhe jo vetëm.

Fakti që pas gjithë atyre bëmave në shkeljet e ligjit dhe dhunimin kushtetues të opozitës reale, përsëri Edi Rama nuk dëgjon asnjë këshillë europiane tregon se ai e ka ndarë mendjen se nuk i duhet Europa, por një model turk apo lindor në drejtimin e shtetit.

Turravrapi i tij antikushtetues dhe dhunues i demokracisë zgjidhet vetëm me 25 prill 2021.

Atë ditë populli ka shansin të shprehet me votë dhe kundër mafies dhe oligarkisë që drejton vendin.

SHKARKO APP