Pas debateve dhe sherrit Balla-Berisha, reagimi i Topallit: Kjo seancë iku për lesh!

 

Debati për projektligjin e opozitës për hetimin ndërkombëtar të CEZ-it është bërë objekt për bllokimin e seancës plenare.

Ish-kryeministri Sali Berisha mungesën e Kryeministrit Edi Rama gjatë diskutimit të projektligjit e ka shfrytëzuar për të akuzuar nënkryetarin e Grupit Parlamentar, Taulant Balla, për vepra të ndryshme penale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas Berishës, deputeti socialist Balla është “dënuar” të jetë i vetmi nga socialistët që merret me opozitën për shkak se kryeministri Rama i bën shantazh me një sërë dosjesh komprometuese deputetit të PS-së.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nënkryetari i Grupit të PS-së, Taulant Balla, tha se vendosi të mos merret me një “të ngordhur” por ishte pikërisht ky “përkufizim” që deputeti i PS-së përdori gjatë fjalës së tij, që shtyu deputetët e opozitës të bllokonin foltoren e Kuvendit.

Mes debatesh të ashpra, deputetët e maxhorancës dhe opozitës kanë kaluar deri në ofendime mes njëri-tjetrit, të cilat çuan deri në ndërprerjen e seancës plenare.

Sali Berisha: Aq e madhe është vjedhja e CEZ-it, sa Edi Rama sikur të ishte një plak 90-vjeçar me prostatë, hyn dhe del…më falni zonja, por kjo po ndodh. Kemi një kryeministër që ikën dhe vjen i tronditur për aferën e CEZ-it. Mendon se duke u shërbyer nga një çakall, që e mban peng Ballën me dosje përdhunuesish…

Taulant Balla: Po pse të ha? Unë s’po të ngacmoj, çke që të ha?

Sali Berisha: Këto janë me dokumente. E mban peng me dokumentet e TIMS-it që kalonte trafikantët. E mban peng me tenderat që merr Alba Balla.

Taulant Balla: Vazhdon të ha… bëhesh keq ti kur të kujton Xenin.

Sali Berisha: Je një mashtrues. Kryeministri e mban peng me vendosjen e motrës në bixhoz. Me tenderat që fiton.

Taulant Balla: Ja se të tregoj unë për Xenin, ja…

Sali Berisha:Meqenëse Kryeministri ikën dhe nxjerr këtu çakallin e akuzuar për përdhunim dhe përpiqet të lehtësojë krimet monstruoze të etërve të tij. Përpiqet të lehtësojë aktin më monstruoz të Europës ish-komuniste, dekorimin e xhelatëve, do t’i them dy gjëra. Unë, me gjithë veprimet që ke bërë, nuk jam çuditur kurrë, kam dashur vetëm të binden të tjerët se ky është i biri i të atit, se ky është nipi i Kolekës, se ka lidhje me Enver Hoxhën. Tani dy fjalë do të them për historinë e Shoshorit. S’e kam takuar dhe s’kam folur kurrë në jetën time me të.

Taulant Balla: Aaaa, tani po na kënaqe.

Sali Berisha: Boll o hajdut, boll. Djali i tij, pas disa publikimeve në shtyp më çon një mesazh. Më ka thënë: Z. Berisha, babai im është i sëmurë. Ka çrregullime të forta psikike dhe atë intervistë ia kanë marrë në kushte mashtrimi dhe në kushte të rënda psikike. Edi Rama vrapoi dhe mori dosjen. Çfarë gjeti? Atë që meritonte. Nëse doni, e sjell këtu mesazhin unë. I them Edi Ramës as krimet e etërve të tu dhe asgjë nuk mund të fshehësh dhe mashtrosh. Tregon që je i zhveshur nga çdo moral njerëzor.

Erion Braçe: Nëse nuk e sjell SMS këtu, brenda 10 ditësh, e çojmë në Prokurori.

Taulant Balla: Pas debatit javën e kaluar nuk kisha ndërmend të merresha me ty personalisht, se edhe kjo nuk shkon në fakt. Se kam shumë miq që më kanë thënë ke gjetur një të….ngordhur dhe merresh gjithë ditën me të.

Sali Berisha: Dëgjo këtu ti zotëri…se nuk vazhdohet kështu me fyerje.

Taulant Balla: Ne kemi vendosur të mos merremi fare me ty.

Jozefina Topalli: Kë fyen ti, more?!

Taulant Balla: Zonjë, ke gjithë ditën që ofendon. I the ministrit të brendshëm bastard. Ky çohet thotë përdhunues. Ke prova, shko në prokurori. Por është e padrejtë që ti fyen nga fillimi në fund. Fyeve babain e Kryeministrit, the që babai i Kryeministrit paska qenë një vrasës.

Sali Berisha: Po të vërtetën kam thënë. Babai i Ramës, kriminel është.

Taulant Balla: Je një shpifës, zotëri. Të të vijë turp që në moshën 70-vjeçare ke përfunduar në këtë derexhe.

Jozefina Topalli: Ndërprit seancën zonjë. Merreni Kryeministrin dhe silleni të jetë këtu.

Valentina Leskaj: Kryeministri nuk është i detyruar të jetë këtu.

Taulant Balla: Zonja që bërtet aty, në mungesë të plotë etike, përdori dy herë fjalën bastard. Unë nuk e di në cilin Parlament një ish-kryetare e Parlamentit i drejtohet kolegut bastard.

Jozefina Topalli: Kapeni moj prej zhelesh nxirreni përjashta këtë. Prej zhelesh, kapeni. Ky është kriminel.

Taulant Balla: Ti je “dizenjatorja”. Në cilin Parlament një ish-kryeministër flet me atë gjuhë.

Jozefina Topalli: Zonjë, ndërprite seancën. Zonjë, nuk e kupton që seanca ka ik për lesh… bashkë me këtë që po flet.

Valentina Leskaj: Të lutem, ulu zonjë. U përdor i njëjti fjalor edhe pak më parë. Ju kërkoj të dyja palëve që të qetësoheni.

Edi Paloka: Lëri ato. Zonjë, ndërprite seancën dhe hiqja fjalën këtij bythëpalari.

Flamur Noka: Mbylle moj zonjë seancën. S’ka më seancë.

Taulant Balla: Zbardhjani fjalën atij zotërisë.

Flamur Noka: Mbylle gojën ti, mos fol!

Valentina Leskaj: Zoti Noka, mos iu afroni deputetëve. U përdor i njëjti fjalor.

Valentina Leskaj: Hiqja fjalën këtij. Ndërprite seancën!

Taulant Balla: Ti duhet të kërkosh falje. Ti je dizenjatore. Dizenjatore në mënyrë perfekte.

Valentina Leskaj: Meqë është dëmtuar fonia, 10 minuta pushim. Po silleni si vandalë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?