Pas debateve, miratohet me 125 vota pro rezoluta kundër raportit Dick Marty-t

Pas një seance maratonë përshkak se është edhe e fundit, të shoqëruar me debate të forta, është votuar në Kuvend nga 125 deputetë, asnjë kundër, asnjë abstenim projektrezoluta “Mbi pabazueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri”.

Po ashtu është miratuar me 80 vota pro, kundër 45, abstenim 1 edhe projektligji “Për shpalljen e moratoriumit të gjuetisë” në Republikën e Shqipërisë.

Është votuar në Kuvend me 125 vota pro Projektligji “Për Regjistrin Kombëtar të të Dënuarve për Krime Seksuale”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu është votuar me 126 vota pro projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Konfederatës Zviceriane, për mbrojtjen shoqërore”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Çrojektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.13/2015, “Për Policinë Ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë” u miratua me 76 vota pro, 44 kundër dhe 2 kundër.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?