Pas deputetëve, edhe aleatët/ Fatmir Mediu: Basha duhet të japë dorëheqjen
Pas grupit parlamentar që i kërkon Lulzim Bashës që të japë dorëheqjen si kryetar i PD-së, për krizën në selinë blu kanë folur edhe aleatët e PD-së. Aleati historik i selisë blu, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu i bashkohet thirrjes që Basha të lërë karrigen.
“I kam kërkuar të marrë vendim sa më shpejt dhe sa më racional. Pa e lënë veten të marrin vendim të tjerët për të. Vendimi më racional është dorëheqja”,-është shprehur Fatmir Mediu gjatë një interviste për ”Abc News”.
Për Mediun në PD duhet të krijohet një bord i përbashkët nga të dyja grupet dhe në krye të vendosen njerëz me autoritetet që kanë kontribuar për PD-në dhe që nuk kanë qëllime të menjëhershme për lidershipin e partisë