Pas detyrave në shtet, Armanda Begaj do të jetë Zonja e Parë e Shqipërisë

Flitet për Presidentin, por harrohet Zonja e Parë!

Kudo është shkruar për Bajram Begajn si Presidentin e ri të vendit, por shumë pak është përmendur Armanda Begaj, e cila do të jetë ”Zonja e Parë”.

Armanda Begaj ka lindur në vitin 1968 dhe ka ushtruar disa funksione në administratën shtetërore si punonjëse, ku ndër të fundit ishte edhe specialiste IT pranë Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Familja e re presidenciale përbëhet nga katër anëtarë, ku veç Presidentit të zgjedhur, Bajram Begaj dhe bashkëshortes së tij, Armanda, janë edhe dy djemtë. Bajram Begaj ka lindur në Rrogozhinë në 1967. Ai mbante gradën ushtarake gjeneral, ndërsa titullin shkencor Profesor i Asociuar. Familja e re presidenciale jeton prej vitesh në Tiranë.

SHKARKO APP