Pas dorëheqjes së Bashës, hiqen dyert e blinduara në PD (FOTO)

Dorëheqja e kreut të PD-së Lulzim Basha ka pasuar me disa vendime në selinë blu. Së fundmi është vendosur që të hiqen dyert e blinduara.

Mësohet se ky vendim është marrë mbrëmjen e djeshme pas kërkesës së disa deputetëve në mbledhjen e grupit parlamentar.

Dyert përforcuese që u vendosën u bënë disa herë temë debati mes foltores së Berishës dhe selisë së PD. Por ato dyer u shqyen me aqsa munden nga demokratët kur tentuan të kapin të gjallë Lulzim Bashën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë mësohet se nga zyrat e PD është hequr edhe gazi lotsjellës. Burime brenda selisë blu tregojnë se janë larguar natën edhe armatimi që mbahej nëse do të hynte Berisha me militantët në Seli.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?