Pas ekipeve të shpëtimit, Greqia dërgon inxhinierë për vlerësimin e banesave
Qeveria e Greqisë vijon kontributin me ndihma dhe ekspertë për përballimin e situatës së krijuar nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri.
Ambasada greke njofton se mbrëmjen e djeshme kanë mbërritur në Tiranë 16 inxhinierë ndërtimi. Ekspertët grekë do të kryejnë vlerësimin e ndërtesave të dëmtuara.
“Mbërritën dje nga Greqia në aeroportin e Rinas-it në Tiranë, 16 ekspertë – inxhinierë ndërtimi për të dhënë kontributin e tyre në vlerësimin e ndërtesave që kanë pësuar dëmtime si dhe për të propozuar rrugëzgjidhje. Ekipin e inxhinierëve Grekë të ndërtimit e pritën Ministria e Infrastrukturës znj Belinda Balluku dhe Ambasadorja e Greqisë në Shqipëri znj .Sophia Filippidou. Me të njëjtin avion, u kthyen në Greqi, pasi përfunduan misionin e tyre, dy ekipet e posaçme të kërkim- shpëtimit (EMAK), që kishin ardhur menjëherë, që ditën e pare të tërmetit në Shqipëri, për të shpëtuar persona që ishin bllokuar në rrënoja”,- thuhet në njoftimin e Ambasadës Greke.
Ndihma për ditët në vijim #AlbaniaEarthquake
Mbërritën dje nga Greqia në aeroportin e Rinas 16 ekspertë – inxhinierë ndërtimi për të dhënë kontributin e tyre në vlerësimin e ndërtesave që kanë pësuar dëmtime si dhe për të propozuar rrugëzgjidhje: https://t.co/2MSgdDLP50— Greece in Albania (@GreeceinAlbania) November 30, 2019