Pas fitores, Berisha flet nga selia blu: Sot detyrë e çdo demokrati të shtrijë dorën për bashkimin e partisë
Pasi Gjykata njohu Kuvendin e ”Foltores”, Sali Berisha po mban konferencën e parë brenda selisë blu, pas takimit që pati me grupin pro Basha. Berisha i ka bërë thirrje të gjithë demokratëve dhe demokrateve, që ti shtrijnë dorën e pajtimit njëri-tjetrit.
”Jam sot këtu, që në emër të Komisionit të Rithemelimit të PD-së, ti bëj thirrje demokratëve dhe demokrateve të Shqipërisë, kudo që janë, që ti shtrijnë dorën njëri-tjetrit sot dhe të bashkohen në këtë ditë për interesim më të madh të vendit, kombit e shoqërisë shqiptare.
Sot PD-ja është parti e të gjithë demokratëve dhe të demokratëve. Prej sa nuk mund të ketë të larguar. Vendimi i gjykatës legjitimoi vendimet e Kuvendit të 11 dhjetorit të PD-së. Këto vendime sjellin PD-në si parti të votës së lirë, vlerave konservatore, parti e interesit kombëtar dhe euro atlantik.
Statuti i 11 dhjetorit nuk ka kufizim për numrin e mandatit të kryetarit të degëve. Disa prej tyre më kanë kërkuar që zgjedhjet të zhvillohen në datën 20 prill dhe e diskutuam këtë çështje në komision dhe po punohet udhëzuesi për tu shpërndarë. Është një proces që duhet të mirëkuptohet, është penguar në jnë shkallë edhe nga marrëdhënie që si drejtues kanë pasur me kreun e PD-së, por tani Basha ka dhënë dorëheqjen”.
Po ashtu Berisha ka zbardhur detaje nga bisedimet që pati me kryetarin e komanduar, Enekelejd Alibeajn dhe sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi, ku tha se kanë mendime të ndryshme për disa çështje.
”U shtrëngova dorën dhe bisedova me kryetarin e grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhin. Ishte diskutim për problemet, ku kërkova angazhimin e tyre në procesin e bashkimit të PD, kontributin e tyre dhe të çdo demokrati. I gjeta të prekupuar për këtë proces, por diferencat në mendime presistoi. Unë gjykoj se është në detyrimin e të gjithë drejtuesve aktualë të dialogojnë të debatojnë në Grupin Parlamentar të PD. Komisioni i Rithemelimit ka besim të plotë te Grupi Parlamentar i kësaj partie dhe mesazhi më i mirë që mund të përcjellin deputetët e PD është normalizimi i plotë iu jetës së këtij grupi në interesin më të mirë të bashkimit të partisë dhe në interesin më të mirë të vendit”.