Pas kaosit dhe bilbilave, Kuvendi mbyll seancën. Balla: Flamuri i Saliut u përdor si bilbil për të bërë zhurmë

Seanca plenare që nisi me probleme, u mbyll e tillë, në kaos dhe zgjati më pak se 2 orë. Seanca plenare prodhoi vetëm debate në lidhje me deklaratat e Sali Berishës për video dhe audio erotike të McGonigal në Tiranë. Kërkesa e Taulant Ballës për ndërprerë të seancës, ndërsa deputetët e opozitës vijonin të bllokonin foltoren dhe t’u frynin bilbilave, është pranuar nga kryetarja e parlamentit, Lindita Nikolla.

Gratë socialiste kërkuan përjashtimin e Berishës për gjuhë fyese. Kjo solli debate mes palëve. Jashtë sallës së kuvendit, qytetarët vijojnë të jenë të grumbulluar në protestë. “Qytetarët janë të gatshëm të futen në sallë nëse e konsiderojnë oportune”, tha Berisha pasi u mbyll seanca plenare.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla përsëritit deklaratën e tij duke thënë se protesta dhe sjellja e opozitës brenda në Kuvend është një skenar pas nisjes së hetimeve për Gërdecin dhe 21 janarin.

”Përpjekja e tyre për të penguar punimet e Kuvendit është e kotë. Megjithatë nuk mund ta lëmë Kuvendin të jetë peng dhe të keqpërdoret nga Berisha. Është qesharake që Flamuri i Saliut u përdor si bilbil për të bërë zhurmë. Ne do t’i drejtohemi nesër sekretariatit që të merren masat”,-tha Balla.

SHKARKO APP