Pas kaosit dhe dhunës së pashembullt, Kongresi amerikan konfirmon zyrtarisht fitoren e Joe Biden
Kongresi ka konfirmuar fitoren e Presidentit të zgjedhur Joe Biden përballë Presidentin Trump.
Numërimi i tre votave elektorale të Vermontit vendosi Biden dhe Zëvendëspresidenten e zgjedhur Kamala Harris mbi pragun e nevojshëm për të fituar presidencën.
Senati dhe Dhoma refuzuan kundërshtimet për të hedhur votat elektorale të Georgia dhe Pennsylvania për Biden. Republikanët gjithashtu kundërshtuan votat elektorale të Arizonës, Nevadës dhe Miçiganit, por mocionet dështuan para se të mbërrinin në debat.
Certifikimi vjen pasi protestuesit e proTrump sulmuan Kapitolin e SHBA ditën e djeshme.
Seanca e përbashkët e Kongresit, e cila normalisht është një hap ceremonial, u ndal për disa orë kur protestuesit mësynë Kapitolin.
Procedimet rifilluan rreth orës 20:00. ET me Nënkryetarin Mike Pence, duke sjellë sërish në rregull seancën e Senatit.
“Le të kthehemi në punë,” tha Pence.